Biznes, Tregti dhe Financa
Veprimtaria afariste dhe financiare është një ndër shtyllat themelore të zhvillimit ekonomik dhe juridik në një shtet modern. Nga momenti i themelimit të një shoqërie tregtare, gjatë menaxhimit të marrëdhënieve kontraktore me partnerët, e deri te sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret financiare dhe tatimore, çdo biznes përballet me sfida që kërkojnë mbështetje ligjore të specializuar dhe të saktë.
Arts Law Firm ofron përfaqësim dhe këshillim në të gjitha aspektet e të drejtës tregtare dhe të biznesit: përgatitjen e akteve themelore të kompanive, kontratave afariste, marrëveshjeve të bashkëpunimit, mbrojtjes së interesave të bizneseve në konteste për detyrime të papaguara, mospërmbushje kontratash apo çështje konkurruese.
Në fushën e së drejtës bankare dhe financiare, mbështesim klientët në marrëdhëniet me institucionet kreditore, analizën e kushteve të financimeve, zbatimin e rregulloreve mbikëqyrëse dhe menaxhimin e rrezikut ligjor në operacione të ndjeshme ekonomike. Ne ofrojmë gjithashtu asistencë për strukturimin e investimeve, si dhe për partneritetet publike-private (PPP), përfshirë përgatitjen e dokumentacionit, vlerësimin e rreziqeve kontraktore dhe komunikimin me autoritetet publike.
Në bashkëpunim me këshilltarë të jashtëm financiarë dhe ekspertë tatimorë, përkrahim klientët edhe në përmbushjen e detyrimeve financiare, shmangien e penaltive, gjobave apo dënimeve, dhe
në përballjen me procedura administrative apo gjyqësore që lidhen me ikjen nga tatimi ose interpretimin e legjislacionit përkatës.
Arts Law Firm, me qasje multidisiplinare dhe njohje të thelluar të praktikës afariste dhe financiare në Kosovë, ofron zgjidhje të besueshme dhe afatgjata për bizneset dhe investitorët që kërkojnë siguri ligjore në mjedisin dinamik tregtar dhe financiar.