E Drejta Penale
E drejta penale përbën një ndër fushat më serioze të ndërhyrjes juridike dhe ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave themelore të individit në përballje me akuzat për vepra penale. Përballja me sistemin penal, qoftë në fazën e hetimeve apo në procedurë gjyqësore, kërkon një mbrojtje të përgatitur, të matur dhe të bazuar në analizë të drejtë të fakteve dhe ligjit.
Arts Law Firm ofron përfaqësim ligjor në të gjitha fazat e procedurës penale, me përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të klientit dhe garantimin e një procesi të drejtë. Veçanërisht përqendrohemi në rastet që lidhen me veprat penale që ndodhin në kontekstin institucional dhe financiar, si keqpërdorimi i pozitës zyrtare, korrupsioni, konfliktet e interesit, mashtrimet ekonomike dhe ikja nga tatimi, që shpesh klasifikohen si krime të “jakës së bardhë”.
Një pjesë e rëndësishme e praktikës sonë përfshin gjithashtu përfaqësimin në raste që lidhen me veprat kundër jetës dhe integritetit trupor, dëmtimin e pasurisë, armëmbajtjen pa leje dhe veprat që ndërlidhen me narkotikët, si posedimi apo trafikimi. Në të gjitha këto raste, përfaqësimi ynë fokusohet në respektimin e të drejtave procedurale, ligjshmërinë e provave dhe garantimin e mbrojtjes së drejtë.
Arts Law Firm, me qasje të specializuar dhe përvojë të ndërtuar brenda dhe jashtë institucioneve publike, përfaqëson klientë në çështje penale komplekse me profesionalizëm të plotë, diskrecion dhe përkushtim për të garantuar një mbrojtje të drejtë dhe të mbështetur në parimet themelore të drejtësisë.
Çfarë rastesh penale trajtoni?
Ne ofrojmë mbrojtje profesionale në çështjet penale në të gjitha fazat e procedurës penale. Ekspertiza jonë përfshin veçanërisht rastet e krimeve ekonomike dhe financiare, korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës zyrtare, pastrimit të parave dhe veprave penale që lidhen me narkotikët.
A përfaqësoni edhe gjatë fazës së hetimeve?
Po, përfaqësimi fillon që në fazën hetimore.