E-Commerce
Tregtia elektronike është një fushë në rritje të vazhdueshme që përfshin ofrimin dhe shitjen e produkteve apo shërbimeve përmes platformave digjitale, faqeve të internetit apo aplikacioneve mobile. Kjo veprimtari kërkon përputhje me një sërë kërkesash ligjore që lidhen me kontratat në distancë, mbrojtjen e konsumatorit, sigurinë e pagesave dhe ruajtjen e të dhënave personale.
Arts Law Firm ofron mbështetje për individë dhe kompani që operojnë në tregun digjital, duke përfshirë përgatitjen e dokumentacionit të brendshëm si politikat e privatësisë, kushtet e përdorimit, termat e shitjes, si dhe përputhjen me standardet që kërkohen për tregtinë online. Këshillojmë gjithashtu në lidhje me marrëdhëniet kontraktore me palët e treta, si furnitorët, zhvilluesit e platformës, apo përpunuesit e pagesave.
Përfaqësojmë klientët edhe në rastet kur përballen me inspektime, gjoba, ankesa të konsumatorëve apo mosmarrëveshje që lindin nga porositë online, mosdorëzimi i produkteve apo problemet me pagesa.
Arts Law Firm, përmes njohurive të përditësuara në këtë fushë dhe përvojës në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, ndihmon bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme, të sigurt dhe në përputhje me kërkesat e një tregu digjital gjithnjë e më kërkues.
A përgatisni politika privatësie dhe terma përdorimi?
Po, për faqe web dhe platforma online.
A përfaqësoni në raste shkeljeje të të dhënave personale?
Po, para autoriteteve dhe gjykatave.