E Drejta e Punës
E drejta e punës rregullon marrëdhënien ndërmjet punëmarrësve dhe punëdhënësve – nga momenti i rekrutimit dhe lidhjes së kontratës së punës, deri te përfundimi i saj dhe zgjidhja e kontesteve që mund të lindin gjatë marrëdhënies së punës. Kjo fushë përfshin gjithashtu të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga rregulloret e brendshme, aktet nënligjore dhe marrëveshjet kolektive.
Arts Law Firm ofron mbështetje ligjore për të gjitha çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës, si: përgatitja dhe shqyrtimi i kontratave individuale, përfaqësimi në rastet e largimeve të padrejta nga puna, mbrojtja ndaj diskriminimit në vendin e punës, këshillimi mbi pushimet, pagat dhe orarin e punës, si dhe përfaqësimi në procedurat disiplinore apo konfliktet me sindikatat.
Në raste të shkeljes së të drejtave të punës, përfshirë pushimin e paarsyeshëm apo trajtimin jo të barabartë, ne angazhohemi në sigurimin e kompensimeve financiare të drejta për klientët tanë, në përputhje me standardet ligjore dhe praktikat gjyqësore.
Gjithashtu, ndihmojmë institucionet dhe bizneset në përgatitjen e dokumentacionit të brendshëm të burimeve njerëzore, respektimin e të drejtave të punonjësve dhe zbatimin e detyrimeve ligjore ndaj organeve të inspektoratit të punës.
A përfaqësoni punëdhënës dhe punëmarrës?
Po, të dy palët.
A trajtoni largime të padrejta nga puna?
Po, përfshirë kërkesa për kompensim.